Ekspozita e 6 James Bond-ëve, statujat prej dylli të aktorëve

Nga Sean Connery tek Daniel Craig, në Muzeun e dyllit në Londër, “Madame Tussauds” janë ekspozuar 6 ikonat që kanë luajtur në rolin e James Bond, përpara publikimit të filmit të fundit të 007, “Spectre”.Statujat e dyllit, të veshura me smoking, do të qëndrojnë në Londër për 6 javë, dhe më pas do të jenë pjesë e një turi në të gjithë muzetë “Madame Tussauds”, në mbarë botën.Me një pamje elegante, tre nga statujat mbajnë në duar armë ndërsa të tjerat kanë marrë një qëndrim më të relaksuar.Sipas Edward Fuller, menaxher në “Madame Tussauds London”, 20 skulptorë bashkë me ekipet e tyre kanë punuar më shumë se 4 muaj për të krijuar 6 Bondët. “Është një investim shumë i madh, shumë kohë e shpenzuar, por ia ka vlejtur e gjitha. Për herë të parë, çdokush mund të vijë dhe të shohë nga afër, Bondin e tij të preferuar,” tha ai.Në Muzeun e Dyllit janë ekspozuar statujat e aktorëve George Lazenby, Roger Moore, Sean Connery, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig, të cilët kanë insterpretuar në vite agjentin e famshëm 007.Ndërkohë, filmi i 24-ët i James Bond-it “Spectre” do të nisë të shfaqet në kinematë britanike më 26 tetor ndërsa në ato amerikane më 6 nëntor.madame-tussauds_bonds_6/oranews.tv/