Michael Caine në "Youth" , Aktori veteran në rolin e një dirigjenti britanik në pension

Dy aktorët veteranë Michael Caine dhe Harvey Keitel janë protagonistë të komedisë dramatike “Youth”.Ngjarjet zhvillohen në një qëndër relaksi, SPA, në Alpet Zvicerianë, ku Caine luan rolin e një dirigjenti britanik në pension, i cili refuzon të drejtojë një koncert të fundit përpara Mbretëreshës, ndërsa Keitel interpreton rolin e një skenaristi të famshëm që është duke përfunduar një skenar.Në Premierën e filmit në Londër, Caine, vlerësoi regjisorin Paolo Sorrentino, i cili shkroi pjesën për aktorin 82-vjeçar. “U mrekullova nga skenari.Pjesa më e mrekullueshme ishte kur pashë se filmi titullohej “Rinia”.Nisa ta lexoj , u përqëndrova dhe thashë "Ok". Më pas, gjatë leximit kuptova që ishte skenari më i mirë që kisha lexuar ndonjëherë dhe kjo më beri të ndryshoj mendim pasi kisha vendosur të mos merrja më përsipër role kryesore sepse kohët e fundit jam dembelosur, por ky rol ishte ai që unë doja të luaja.Kurse aktorja Rachel Weisz luan Lenën, vajzën e brishtë dhe delikate të dirigjentit.“Është fanstastike!Michael Caine, Harvey Keitel, Jane Fonda janë aktorë legjendarë që në këtë projekt interpretojnë role legjendare. Kështu që mendoj se regjisori po luan me idenë e ikonografisë dhe kjo është shumë zbavitëse”.Filmi bazohet në një histori të vërtetë nën drejtimin e e regjisorit Sorentino, fitues i çmimit Oskar. Rinia do të shfaqet në kinema në 4 dhjetor 2015. /Oranews.tv/