Martohet “Angelababy” , Dasma e modeles kineze kushtoi 20 milionë paund
Një dasmë madheshtore është zhvilluar në Shangai dhe nusja ishte ylli aziatik Angela Yeung. Aktorja, modelja dhe këngëtarja kineze, e njohur ndryshe edhe si “Angelababy” apo Kim Kardashian kineze, është martuar me aktorin Huang Xiamonig.Ceremonia përrallore, e cila u transmetua online, kushtoi 20 milionë paund, dhe në të morën pjesë 2000 të ftuar. Fustani i nuses më të famshme të momentit u dizenjua nga Dior dhe për krijimin e tij është punuar 5 muaj.Yeung mori për ditën e madhe edhe një unazë me diamant 6-karat, që besohet se kushton 1 milion paund.Teksa zhvillohej dasma në ekranet e mëdha në “Shanghai Exhibition Center” është shfaqur ceremonia private e celebrimit që u mbajt para 5 muajsh, ku çifti u betua për dashuri të përjetshme.Sa për tortën e çiftit, mund të themi se i la pa fjalë gjitë të ftuarit. Ajo ishte tre metra e gjatë dhe për përgatitjen është dashur plot një muaj.

/Oranews.tv/