Sandra Bullock rrëfen se ka qenë viktimë e seksizmit
Ashtu si të gjitha femrat e botës së show biz-it, edhe Sandra Bullock nuk mund të jetë imune ndaj debatit të seksizmit. Aktorja 51-vjeçare, gjatë një konference shtypi për filmin e saj të fundit, ka deklaruar se edhe ajo është trajtuar ndryshe për shkak të gjinisë.“Nuk e kam ditur asnjëherë se kam pasur kufizime për shkak të të qenit femër. E kuptova këtë kur po kaloja një moment të vështirë në karrierën time dhe zbulova se isha viktimë e seksizmit. Kam menduar gjithmonë se jam njeri i lirë dhe mund të flas hapur për ato që mendoj, por gjinia më ka kufizuar në industrinë e filmit.”Së fundmi Sandra po promovon dramën politike “Our Brand Is Crisis”. Roli që intrepreton aktorja fillimisht ishte menduar t’i jepej një burri. Por, producenti i filmit, George Clooney shpjegoi se kështu ishte menduar në fillim, deri në momentin që u shfaq Sandra.51-vjeçarja tregoi se i kishte telefonuar producentit Clooney dhe i kishte kërkuar të ishte ajo protagonistja e filmit, roli kryesor i të cilit ishte shkruar për një mashkull, dhe pas takimit ata ranë dakord të nisnin xhirimet e dramës.Në këtë film, Sandra luan rolin e një strategeje të pamëshirshme që udhëheq fushatën elektorale të një politikani latino-amerikan i cili kërkon të rizgjidhet në krye të vendit./oranews.tv/