Në 24 tetor Xhafaj në komision për amendamentet e reformës, opinionet e PD në dhjetor

Komisioni i Venecias bën pjesë të punës së tij reformën në drejtësi të përmbledhur në një dokument voluminoz të dorëzuar nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj të angazhuar në Komisionin e Posaçëm. Në kalendarin e punës, Komisioni parashikon që në 24 tetor drafti i kryereformës në Shqipëri të prezantohet nga kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ndërkohe opinionet e PD-së për 53 amendamentet e ekspertëve do të merren në shqyrtim në sesionin e dhjetorit.Reforma në drejtësi hyn zyrtarisht në axhendën e Komisionit të Venecias.Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, ka përfshirë ne sesionin e 104, edhe ndryshimet kushtetuese të propozuuar nga grupi i ekpertëve të lartë të Komisionit të Posaçëm për kryereformën e Shqipërisë.Ky është kalendari i punimeve të Komisionit, ku parashikohet që në 24 tetor, kryetari i këtij Komisioni Fatmir Xhafaj të prezantojë paketën me 53 amendamente, me fokus integrimin europian dhe drejtësinë.Amendamentet janë hartuar nga ekpertë vendas dhe të huaj.Propozimet janë protokolluar në Komisionin e Venecias që më datën 9 tetor dhe ato pasqyrohen edhe në faqen zyrtare të këtij Komisioni.Opinionet e PD janë depozituar në Komision, por burime pranë PD thanë se publikimi i tyre pritet të bëhet brenda këtyre 24 orëve, duke kofirmuar se ato do të merren në konsideratë në sezonin e dhjetorit.Në axhendën aktuale të Venecias, njoftohet gjithashtu se Komisioni do të ftohet të shqyrtojë me synimin për miratim, një projektopinion mbi këto ndryshime në sesionin e vet të dhjetorit.Opinioni i Komisionit të Venecias, duket se do të jetë prova që duhet të kalojë klasa politike për vullnetin real të realizmit të reformës në drejtësi.Palët deri tani i përmbahen qëndrimit se për pikat që nuk bien dakord, do të pranojnë variantin e këtij institucioni.6 /Oranews.tv/