Meksikë-Shqipëri, ceremonia e largimit të ambasadorit në Romë

Pas 14 vitesh si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Itali, San Marino, Shqipëri e Maltë, me rezidencë në Romë, Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo ka mbyllur misionin e tij diplomatik në shtetin italian, për t’iu rikthyer sërish detyrës së diplomatit, në vendilindjen e tij.Ambasada meksikane në Romë, me ketë rast ka organizuar një pritje të veçantë, ku të ftuar ishin personalitete të larta, bashkëpunëtorë dhe miq, të Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo.Mes dhjetëra pritjesh të organizuara në selinë diplomatike në Romë,Izquierdo e veçoi këtë të fundit, si një moment të paharrueshëm të karrierës së tij, duke falenderuar së pari, Shtetet e Bashkuara të Meksikës, që i besuan atij, përfaqësimin e vendit në 4 shtete.Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: Faleminderit qe keni pranuar ftesën tonë dhe keni ardhur në këtë mbrëmje. Faleminderit që më shoqëroni mua dhe Martën, teksa ne lëmë pas 4 vitesh Italinë, lëmë miqtë e bashkëpunëtorët tanë për tu kthyer sërish në Meksiko Siti. Është e rendësishme të nënvzoj diçka, ne nuk po u themi lamtumirë. Kur dikush i dedikon jetën shërbimit diplomatik të  vendit të tij, i besohet një detyrë e madhe.Dhe unë sot jam falenderues për këtë besim”. Pas gati një dekadë e gjysmë, në Itali, bashkë me dosjen diplomatike, ambasadori do të merrte në vendlindje edhe shumë emocione.Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: “Kur vjen koha për të mbyllur misionin, duhen bërë disa gjëra. Së pari, të mbledhësh ndjesitë personale, dhe t'i dërgosh shumë larg, në destinacionin e ri.Së dyti, duhen mbledhur miqtë më të dashur , për t'i informuar për mbarimin e detyrës.Të parën, e bëri Marta në ditët e fundit, të dytën, po e  bëjmë të gjithë bashkë, këtë mbrëmje”.Ambasadori nënvizoi  zhvillimin domethënës të cilin ka përshkruar shteti i tij në këto  vite.Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: “Meksika dhe ne nuk jemi më të njëjtët. Fatmirësisht jemi rritur, jemi transformuar. Jemi nisur nga Meksika në 20 shkurt të vitit 2001, asokohe Meksika  kishte 80 milionë banorë. Sot ka më shumë se 120 milionë. Ekonomia është dyfishuar, dhe numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme është ulur ndjeshëm. Meksika është kthyer në një potencal industrial, eksportuese, dhe është një nga 10 destinacionet turistike më të vizituara në botë. Meksika pak nga pak është bërë më e fortë”.Ambasadori, çmoi me fjalë të vyera shtetin ku përmbyshi misionin e tij, Italinë, që i veshi vellon e bukurisë së njerëzimi.Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: “Dhe nëse flasim për Italinë, vezhgimi im i këtyrë 14 viteve,më lejon të them se bërë shumë kundër varfërisë,  emanicipimi i i madh i grave është realitet.  Këtu kanë ndodhur zhvillime të mëdha të historisë botërore.  Është e lehtë të humbasësh në bukuritë e Romës, dhe nuk më vjen keq për këtë.Për mua, Roma është bukuria më e madhe e njerëzimit. Marta dhe une kemi pasur mundësi  të vizitojmë rajonet dhe qytetet më të mëdha të Italisë.Faleminderit Itali, që i ke dhënë kaq shumë botës.Faleminderit që më ke dhënë kaq shumë mua, Martës dhe familjes sim. Rroftë Italia, Rroftë Meksika”.Fjalimit prej 24 faqesh të ambasadorit Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo ia zuri vendin muzika tradicionale meksikane, mariachi.Largimi dhe muzika, duket se i hoqi imunitetin ambasadorit dhe bashkëshortes së tij Marta, të cilët nuk mundën të mbajnë lotë.Stafi, bashkëpunëtorë dhe miq të Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, ndanin me të bisedat e fundit në ambientet e selisë diplomatike, shoqëruar me keqardhjen për largimin e tij.Mes të ftuarve, ishte edhe ambasadori shqiptar në Itali, Neritan Ceka, i cili në mikrofonin e Ora News, vlerësoi bashkëpunimin mes Meksikës dhe Shqipërisë, por edhe kontributin që ka dhënë në forcimin e raporteve, çelja e konsullatës së Nderit në Tiranë.Neritan Ceka, Ambasador i Shqipërisë në Itali:  Është raporti mes një vendi gjigand, i cili ka njohur në vitet e fundit një zhvillim të vrullshëm ekonomik dhe një vendi të vogël. Një raport i cili në radhë të parë bazohet në marrëdhëniet njerëzore dhe ka qenë me vërtet një fat për ne që kemi pasur një konsull honorary, si Ylli Ndroqi që krijoji këtë mundësi kontaktesh. Sapo ambasadori meksikan më tha që është një nga konsujt më të mirë të Meksikës, por unë mund të them edhe mendimin tim personal që me të vërtetë nga konsujt honorar që kemi në Shqipëri, Ylli Ndroqi është një konsull shembullor.Në fakt, konsullin e nderit të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi e lidh një raport i veçantë me ambasadorin Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, i cili ishte i ftuar i nderit gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Ndroqi, në shkurt të vitit 2013.Në këtë ceremoni largimi, Ndroqi i shprehu Izquierdos keqardhjen e tij për ikjen e një miku, por i premtoi se do te vijojë të ruaje miqësinë mes tyre, mes komunikimi të vazhdueshem dhe shkembimit te vizitave.  Ndroqi e garantoi Izquerdon se edhe me pasardhësin do të përpiqet të forcojë raportet mes dy vendeve.I njëjti angazhim u dha edhe nga vetë ambasadori, i cili tashmë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës do të mbajë detyrën e nënsekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme, dhe premtoi se do të vijojë të punojë për afrimin mes  Meksikës dhe Shqipërisë.Me nota majft positive, Izquierdo,vlerësoi punën e Ndroqit edhe në prani të ambasadorit shqitpar në Romë, Neritan Ceka.Çelja e konsullatës së nderit, përbën një urë të fortë lidhëse për marrëdhëniet mes Meksikës dhë Shqipërisë, por si është akualisht niveli I bashkëpunimit mes dy vendeve dhe si mund të përmirësohet ai? Ambasadori dha këtë përgjigje, në një interviste  për Ora News.Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë:  “Unë kam qënë Ambasador i Meksikës në Itali, por njëkohësisht dhe Ambasador i Meksikës në Shqipëri dhe pse me seli në Romë. Kam vizituar Shqipërinë disa herë. Gjatë kësaj periudhe raporti mes Meksikës dhe Italisë, Meksikës dhe Shqipërisë është përmirësuar shumë. Ne kemi forcuar miqësinë, kulturën, marrëdhëniet tregtare, ekonomike, politike. Besoj se sot më shumë meksikanë njohin historinë e Shqipërisë, historinë e Italisë, historinë e Europës e kjo është puna e një diplomati. Unë jam shumë i kënaqur që pas katër vitesh po largohem nga Italia me një ndjenjë të fortë miqësie.Teme kryesore e marredhenieve janë kryesisht ato ekonomike e mjaft sipërmarrës meksikanë kanë vizituar së fundmi Shqipërinë. Mendoj se ka disa mundësi për t'u zhvilluar më shumë në raportin ekonomik e tregtar. Për shembull ekzistojnë prodhime meksikane që mund të hyjnë në tregun shqiptar e në atë ballkanik. Gjithashtu mund të bëhet shumë në fushën e turizmit. Ka shumë turistë meksikanë që vizitojnë Italinë e ne bashkarisht mund të punojmë për të afruar ata të njohin dhe Shqipërinë”, u shpreh ambasadori.Gjatë detyrës se tij, ambasadori ka vizituar disa herë Shqipërinë. Vizitat e tij ne Tiranë, janë bërë edhe më të shpeshta me hapjen e konsullatës së nderit. Cili është opsioni i tij për Shqipërinë?Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: “Shqipëria është një vend me një popull me shumë kulturë me një sens të fortë për kombin, gjuhën, kulturën, historinë. Një popull mjaft krenar e ky fakt më ka impresionuar shumë. Shqipëria është një vend që i është hapur botës gjatë 25 viteve të fundit e ka zbuluar se bota e njeh Shqipërinë si një ortak të rëndësishëm në komuniteti ndërkombëtar. Shqipëria është një vend që ka një histori të madhe, një histori heroike në të gjitha drejtimet”. Ne bisedën informale, Izquierdo e veçoi Ndroqin, si një nga konsujt më të mirë të Mekikës nëper botë. Edhe në mikrofonin e Ora News, ai nuk kursen vlerësimin e lartë.Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: “Mendoj se Konsulli Ndroqi po kryen një punë të jashtëzkonshme. Ka punuar shumë në vendosjen e kontakteve të rëndësishme mes Meksikës e Shqipërisë. Ka kontribuar në përmirësimin e imazhit të Meksikës e të Shqipërisë e prania e tij sot në këtë event demonstron ineresin e tij ndaj Mekiskës e në zhvillimin e raportit me Shqipërinë”.            Ambasadori, ka shërbyer si diplomat në disa vende, tashmë i rikthehet sërish diplomacisë në Meksiko Siti.Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: “Pas disa vitesh pune në Romë, më parë në Tokio e më parë akoma në Uashington do të rikthehem në Meksikë. Sapo jam emëruar nënsekretar i Shtetit për Punën e Jashtme e do të punoj për vendin tim për forcimin e marrëdhënive të Meksikës me vendet e tjera, mes të cilavë dhe Shqipëria e Italia”.Por cili do të jetë pasardhësi i tij?Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, Ambasadori në largim i Meksikës në Romë: “Ende nuk mund ta konfirmoj zyrtarisht pasi jemi në pritje të emërimit të tij formal, por jam i sigurt se do të jetë një person mjaft i aftë, mjaft i zellshëm në punën e tij diplomatike”.I ftuar në eventin e zhvilluar në Amasadën e Meksikës në Romë ishte  dhe aktori i njohur italian Lando Buzzanca, i cili shprehu dëshirën e tij të vizitoj sa më shpejt Shqiperinë.Lando Buzzanca: "Kam dëgjuar shumë për vendi tuaj, di se mjaft italianë punojnë e po bëjnë mjaft gjëra të rëndësishme në Shqipëri. Më kanë ftuar dhe mua, e ndoshta një ditë do të vij”Ceremonia në nder të largimit të ambasadorit Miguel Ruiz Cabanas Izquierdo, në kryeqytetin Italian, zgjati për disa orë. Miqte duket se e kishin te vështirë të ndaheshin me mikun e tyre Migel, por siç tha edhe vetë ambasadori, për të ftuarit, kjo nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim, për një takim të afërt, në Shtetet e Bashkuara të Meksikës”.shefi me ambasadorin e meksikes/Oranews.tv/