Vlora pas përmbytjeve, rreth 690 biznese stakojnë kasat fiskale
Rreth 690 biznese në Vlorë kanë stakuar kasat fiskale që prej së dielës, kur qyteti bregdetar u përmbyt nga reshjet intensive të shiut.Në këto kushte drejtoria rajonale e tatimeve ka shfokusuar punën nga lufta kunder informalitetit tek mbeshtetja morale e bizneseve, pasi janë me dhjetëra që kanë depozituar kërkesë pranë ketij institucioni për të c'iventarizuar mallin e dëmtuar për zbritje nga bilanci i fundvitit.Pranvera Resulaj, Drejtoresha e Tatimeve Vlorë: Kemi dalë në terren për të kryer verifikimet. Për të parë dëmtimet dhe këshilluar një pjesë të praktikës.Nga përmbytjet e fundjavës së shkuar në qytetin e Vlorës u dëmtuan qindra biznese, banesa e toka bujqësore. Nga të dhënave zyrtare të Shtabit të Emergjencave janë përmbytur 220 banesa, 14 kate të para pallatesh, të përdorura nga biznese të vogla e të medha, si dhe janë evakuar 32 familje në konviktet e shkollës industriale. Ende gjenden nën ujë janë 300 ha tokë në Novoselë./Oranews.tv/