Steinmeier: Nuk ka zgjidhje politike në Siri pa Rusinë
Zgjidhja politike e krizë së Sirisë nuk është e mundur pa përfshirjen e Rusisë. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Frank-Valter Stenmeier gjatë fjalës së tij në bundestagun gjerman, duke shtuar se zgjidhja e konfliktit katër vjecar në Siri ka nevojë për kontributin e të gjithë aktorëve."Ne të gjithë e dimë se konflikti i brendshëm sirian nuk do të zgjidhet në fushën e betejës, por ajo që ne kemi nevojë është një hap drejt një zgjidhjeje politike, ose të paktën një hap drejt zbutjes së konfliktit. Askush nuk mund ta bëjë i vetëm këtë gjë, tha Steinmeier, duke shtuar se në mënyrë të vecantë lind nevoja e bashkëpunimit të partnerëve rajonalë dhe fqinjësorë, si Turqia dhe Irani, ashtu si Arabia Saudite.Duke parë atë që ka ndodhur në javët e fundit, kuptojmë se zgjidhja nuk mund të arrihet pa Rusinë, tha ai.Rusia dhe SHBA po kryejnë sulme të ndara ajrore, por sipas tyre me të nëjtin objektiv, Shtetin Islamik. Por Washigtoni akuzon Moskën se ajo po sulmon opozitën siriane në mbështettje të presidentit të vendit Bashar al Asad. Steinmeier tha se të dy vendet nuk duhet të lejojnë përshkallëzimin e situatës apo lindjen e një konflikti mes dy armiqve të luftës së ftohtë.Steinmeier vlerësoi gjithashtu lajmin se Rusia do të dërgojë një delegacion të kryesuar nga Kryeministri Dmitry Medvedev në Shtetet e Bashkuara të Amrikës për të zhvilluar bisedime për këtë cështje.