Opozita sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës: E kemi për detyrë
Kuvendi i Kosovës ka nisur sërish sot me tensione. Opozita për të dytën herë ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e seancave plenare ne Kuvendin e Kosovës.Të gjithë deputetet e Kosovës janë shpërndare, pasi ka qenë e pamundur qëndrimi në ambientet e Kuvendit.Ky veprim ka detyruar edhe të ndërpritet seanca për disa minuta. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar deputete të dalin nga salla dhe ka thirrur mbledhje të kryesisë.Pas bllokimit të seancës nga partitë opozitare dhe mbledhjes së aktivistëve të partive opozitare para zyrave të Kuvendit, një helikopter është parë në qiellin e Prishtinës mbi sheshin “Nënë Tereza”. Ata janë duke kontrolluar nga lartë se çfarë po ndodhë.VV pranon se ajo ka hedhur gazi lotsjelles në Kuvend."Sot Kuvendi u rrethua nga Policia. Pushteti mendoi që përmes rrethimit policor do ta shtypë opozitën. Opozita është e vendosur. Nuk ka kompromis me shtetin dhe territorin e Kosovës." shkruan VV në FB.Dy deputetë të opozitës pranojnë se hodhën gaz lotsjellës: E kemi për detyrëDy deputetë të opozitës kanë pranuar se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e grupit parlamentar të AAK ka deklaruar se e ka hedhur gazin lotsjellës pasi nuk ka rrugë tjetër.“E di qe kjo qe keni parë sot nuk është shfaqja më e mirë. Unë po, kam hedhur gaz lotsjellës. Kam hedhur sepse nuk na kanë lënë rrugë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për të gjetur zgjidhje. Ne ju kemi tregu se si bëhet zgjidhja S’ka kuptim te vazhdohet me seanca, pa ju dhënë zgjidhje marrëveshjeve”, ka deklaruar shefja e grupit parlamentar të AAK-së.Më herët edhe deputeti i VV, Faton Topalli ka pranuar se ka pasur detyrë që sot të hedhë gaz lotsjellës në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Por sipas tij, detyrë e tij nuk ka qenë edhe futja e bombolave të gazit brenda në Kuvend“Kjo s’ka qenë punë e detyrës sime dhe nuk po flas. Atë pjesë të detyrës që unë e kam pasur e kam kryer. Kam hedhur dy bombola gazi dhe nëse vazhdon kështu, numri i tyre mund të shtohet”, tha Topalli.Deputeti i Vetëvendosjes tha se nuk ka frikë të ballafaqohet me Prokurorinë e Shtetit duke thënë se tradhtia e vendit është vepër më e rëndë penale.“Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me prokurorinë ashtu siç kanë qenë edhe djemtë e vajzat e UÇK-së të gatshëm të ballafaqohen në kohën e tyre me prokurorinë vetëm që ta mbrojnë Kosovën”, deklaroi Topalli për Kallxo.com.

Deputetet iu nështruan kontrolleve përpara hyrjes në KuvendPërpara fillimit të seancës plenare në Parlamentin e Kosovës, të gjithë deputetet i janë nështruar kontrolli të rrepte nga ana e sigurisë. Këto masa vijnë pas incidenteve që ndodhën javën e kaluar në Kuvend, ku deputetë të VV hodhën gaz lotsjellës në ambientet e brendshme të seancës.Kontrollit i është nënshtruar edhe ish-lideri i VV, Albin Kurti.Edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i është nënshtruar kontrollit derisa hynte në zyrën e saj e cila gjendet në të njëjtën ndërtesë me Kuvendin e Kosovës.Kontrollit janë duke iu nënshtruar edhe deputetët tjerë, ndërsa gazetarët do të presin edhe për pak kohëKosovapress shkruan se Njësia Speciale e Kosovës sot është duke qëndruar në gjendje gatishmërie për shkak të ndonjë proteste të mundshme.[caption id="attachment_598727" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Presidentja e Kosoves duke iu nenshtruar kontrollit[/caption]