Konjufca: Gazin lotsjellës na e dha policia, e futëm ne në Kuvend
Në një intervistë për Ora News kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se Vetëvendosja është e vendosur për të kundërshtuar marrëveshjet e firmosura më 25 gusht me Serbinë dhe demarkimin me Malin e Zi.“Deputetët e opozitës janë të vendosur për ti kundërshtuar pa kompromis marrëveshjet e arritura më 25 gusht mes Mustafës dhe Vuçiç në Bruksel si dhe marrëveshjen tjetër shumë të dëmshme të demarkimit të kufirit me Malin e Zi ku pretendohet se i janë dhënë 8- 10 mijë ha Malit të Zi. Ne po i kundërshtojmë duke bllokuar jetën konstitucionale në Kosovë” tha Konjufca.Kontrollin në Kuvend, Konjufca i quan si “masa të qeverisë për t’ë trembur opozitën” dhe shtoi se policia i ka dhënë gazin lotsjellës“Nuk kam thënë se policia i ka futur brenda në Kuvend. I kemi futur ne por policia na i ka dhënë. Ne jemi furnizuar nga policia” tha ai për Ora News.Sipas tij nuk është opozita që po krijon një imazh të keq të Kosovës por është përgjegjësia e qeverisë“ Është qartë që vendi është futur në një krizë të thellë politike” thotë ai duke e bërë me fajfirmosjen e marrëveshjes më 25 gusht në Bruksel. “Qeveria mori vendime dëmtuese kur kuvendi ishte me pushime duke e anashkaluar kuvendin” mbylli intervistën e tij telefonike për Ora News Konjufca
/Oranews.tv/