Gjiknuri, opozitës: E bëtë m... e madhe, ne që po e pastrojmë na thoni mbani erë
Seanca plenare është dominuar sërish nga debate për marrëveshjen me CEZ, ku demokratëve iu refuzua edhe njehere kërkesa për hetim ndërkombëtar të çështjes. PD kërkoi dorëheqjen e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, pergjigja e të cilit ishte e thjeshtë pa ngarkesa shifrash dhe argumentash.Tiranë- Era e produkteve që ka prodhuar politika për çështjen CEZ ka shpërthyer në Parlament ne gjithe parametrat e ketij shperthimi.Gjiknuri: “Sektori i shpërndarjes do 20- 30 milionë euro minimalisht në vit. Me konfliktin që ju e latë hapur ku do i gjente operatori paratë?! Si do e linim ne vendin në krizë, për atë zjarrin që i vutë shtëpisë e thoni mos e fikni? Kush është zgjidhja juaj?! Apo kënaqeni e i thoni atij, meqë ne bëmë atë m… e madhe, kur i thonë, ju që po e pastroni mbani erë. A e kuptoni çfarë po thoni?!Ky reagim i fortë i ministrit të Energjisë, erdhi pas kërkesës së demokratëve për dorëhejqeje të tij, tashmë nën akuzën e shëprdorimit të detyrës nga KLSH, për marrëveshjen që qeveria shqiptare nënshkroi me kompaninë çeke për të cilen auditi i këtij institucioni tha se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 479 mln euro.Për ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri raporti I KLSH-së është një "fletërrufe politike" e e opozitës dhe nuk ka asnjë element bazë të ekzistencës së kallzimit penal.“Besoj se ka qenë e koordinuar për të shmangur përgjegjësitë që keni ju nga mënyra si e keqmenaxhuat. Ne bëmë marrëveshje të bazuar në ligj të ratifikuar dhe miratuam në parlament me vendim qeverie dhe mandat popullor për të zgjidhur këtë problem dhe me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare siguruam 200 milionë dollarë investime sot që flasim” tha Gjiknuri.KLSH përktheu deklaratat politike të opozitësGjiknuri: “Vetëm borxhet e mbledhura ‘që ne paskemi ndarë me cekët ” se unë nuk e di si mund të ndahen kur lekët janë në Shqipëri 200 milionë janë mbledhur. KLSH nuk do ta thotë se nuk i leverdis atij që e ka urdhëruar KLSH-në. Nuk e thotë që humbjet janë reduktuar dhe kanë vajtur në 31 %.Edhe ata që u inspiruan për të bërë këtë kontroll nuk arritën të citojnë një ligj të shkelur dhe të rezultojë në pasojë. Përkundrazi kanë përkthyer ato deklarata tuaja politike, por janë treguar më të kursyer në vlera monetare, jo 2 miliardë por epaskan ulur sipas oreksit të bëhet më I besueshëm. Me fletërrufe politike nuk shkoni askundPD Partisë Demokratike iu refuzua edhe në mbledhjen e kësaj të enjte të Konferencës së Kryetarëve, propozimi për hetim ndëkombëtar të çëshjtes CEZ.Shqyrtimi i propozimit do të nisë pas 5 nëntor, pasi deri në këtë datë, program i punës së Parlamentit është mbyllur. Demokratët, e zgjeruan kërkesën e tyre, për të hetuar mbi CEZ që nga koha e qeverisë "Berisha", por kreu i grupit Gramoz Ruçi, paralajmëroi rrëzimin e propozimit të opozitësGjatë debatit, kryeministri ishte në sallë, por replikoi me demokratët pa u ngritur në foltore, ndërsa ne salle nuk ishte i pranishëm as ish kryeministri Sali Berisha.
/Oranews.tv/