Rrëshqet dheu, hapet gropa 10 metra në Malbardhë
Reshjet e fundit kanë sjellë rrëshqitje të mëdha dherash në fshatin Malbardhë të Kurbinit. Për pasojë në zonë është hapur një gropë e madhe mbi 10 metra e thellë, që zgjerohet në pjesën fundore duke u hapur në tre tunele.Për banorët fenomeni i cuditshëm është i pashpjegueshëm, ndërsa hamendësojnë gojëdhënat e të parëve."Si katund parashikojmë që të jenë 3 shpella ne të dhe parashikojmë që të ketë ndonjë diçka. Një nga kët shpellat që ka thënë dikush, prift i vjetër është gjetur dhe është brenda shtëpisë së fshatari", shprehet një prej banorëve.Përvec kësaj grope në tokë, shtëpitë e fshatit janë bërë të pabanueshme nga çarjet dhe plasaritjet e thella të mureve, por banorët vijojnë të jetojnë në to, në pamundësi për të gjetur tjetër strehë.Ndonëse ky fenomen është i njohur prej kohësh, askush nuk ka marrë masa për të ndërhyrë duke bërë që situata të agravojë sa here ka reshje shiu.
/Oranews.tv/