Arrestohen 7 bashkëpunëtorët e grupit të Lagjes së Trimave

Policia ka arrestuar sot 7 persona në aksionin policor “Rrufeja”, për të cilët thotë se ka dyshime se ka ndihmuar grupin e Kumanovës.Sipas policisë, personat e arrestuar nuk kanë qenë pjesë e grupit dhe luftimeve në Lagjen e Trimave, por në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar qarkullimin dhe vendosjen e tyre në Kumanovë dhe në aksionin e Gushincës.Mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në 5 lokacione në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, ndërsa janë gjetur pushkë gjuetie, një pistoletë dhe uniforma të UÇK-së.Ndaj të arrestuarve janë ngritur padi penale për vepra terroriste ndërkohë që nga Prokuroria publike kanë propozuar masën e paraburgimit.Policia e cilësoi aksionin si të suksesshëm dhe pa asnjë incident të vetëm, duke mos komentuar informatat se ka pasur të shtëna gjatë ditës.Të arrestuarit janë të njohur për policinë edhe për vepra të mëparshme kriminale. /alsatm/