Grabitet zyra postare pranë stadiumit "Elbasan Arena" autori ishte i armatosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2015, 11:35
Një person i armatosur dhe me maskë hyri pranë zyrës postare që ndodhet pranë stadiumit "Elbasan Arena" dhe nën kërcënimin e armës mendohet se ka vjedhur paratë që do u shpërndaheshin pensionistëve, informon policia e qytetit të Elbasanit.Grabitja ndodhi rreth orës 11:15 minuta të paradites së sotme.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore ndërsa ka rrethur zonën dhe po punon për arrestimin e autorit.
/Oranews.tv/