Veliaj: Dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP-i. Olli: Ju jetoni në zhul moral e politik
Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës kishte planifikuar ceremoninë e prezantimit të masterplanit të Parkut të Liqenit, një grup këshilltarësh të djathtë të bashkisë vizituan disa familje të komunitetit rom të cilët vijojnë të jetojnë aty dhe nuk janë zhvendosur edhe pas thirrjeve të bashkise per t’u larguar.Në një prononcim për median Olli akuzoi Bashkinë se nuk po zbaton rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe në emër të fasadës po tregohen agresivë me masa shtypëse ndaj të varfërve.Leonard Olli: Qeveria dhe bashkia në emër të fasadës po diskriminon. Ndryshe nga sa kanë deklaruar në fushatë po tregohen agresivë me masa shtypëse ndaj të varfërve. Vetëm pak metra më tutje qeveria po bën fasadën e rradhës me projekin e liqenit që nuk dimë asgjë. Pashallarët e rinj te kuq mendojne vetem per interesat e tyre personale dhe menyren sesi te vjedhin parate e shqiptareve dhe duan te largojnë shqiptaret nga ShqipëriaNdërkohë në ceremoni, jo shumë larg vendit ku u bë deklarata Veliaj replikoi: Një nga premtimet që po mbajmë është ai për të kthyer parkun e liqenit në një park që u takon qytetarëve të Tiranës dhe jo zaptuesve të Tiranës, në një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo që ishte kthyer në një gropë septike. Sigurisht që është më mirë që jemi ndarë kështu. Avokatët e zhulit, avokatët e gropave septike, avokatët e gjelbërimit, avokatët e pastrimit në anën tjetër.Sigurisht që edukata është pjesë e kësaj ..(Leonard Olli i afrohet pranë podiumit të ngritur dhe I jep dorën Olli: Urime për shown e bukur që po e zbukuroni qytetin me aksione me goditje të përqëndruarVeliaj: Ne besojme tek gjelberimi, jo tek banjot, nese keni nevojë për banjo e keni përballë. Këtu është për qytetarëtOlli: Mbi të gjitha duhet të besoni tek e drejta e njerëzve për të jetuar. Me dhunën....Veliaj: Kush është dhuna?Olli: Ja me fadroma, e dokumentuar...Veliaj: Që pastrohet qyteti i thoni dhunë?!Olli: Me dhunë policore...Veliaj: Qyteti do të gjelbërohet. Dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP-i, të dashurit e gjelbërimit do të rrinë këtu.Olli: E keni gabim, ju jetoni në zhul moral dhe politikVeliaj: Kjo është e pasjellshme që po bënOlli: Unë ju dhashë dorën Veliaj: Do vijnë të luajnë edhe fëmijët e tu në një vend të gjelbëruarOlli: Respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe të banesësVeliaj: Edhe fëmijët tuaj do të luajnëOlli: Lerini ata fëmijë të shkojnë në shkollë, mos diskriminoni shtresat në nevojë, është e turpshmeVeliaj: Edukata mësohet në shkollë nuk janë këtu që ta mësojnë. Më lini ta prezantojOlli: Cfarë të prezantoni?Veliaj: Kishit 4 vjet...ja vizioni juaj për qytetin (Tregon me gisht mbeturinat)Olli: Kalofsh mirë, FaleminderitVeliaj: Gishtat përpjetë dhe aty ku duhet. Surprisë më të bukur për të treguar diferencë mes shpellës dhe qytetit ne nuk mund të kishim uruar, kështu që i falenderoj nga zemra përfaqesuesit e shpellës dhe mezi pres që edhe fëmijët e tyre të vijnë dhe ti gëzohen një hapësire të gjelbre në Tiranë.
vijon