Fermerët e Devollit e Korçës protestë me mollë para Kuvendit, i mbështet PD
Fermerë te Korçës me arka me mollë e ndalen hovin e tyre në dyert e parlamentit në Tiranë jo për të shitur produktet por për t’i treguar qeverisë se u kanë mbetur pa shitur për shkak të politikave të gabuara të saj. Ata u ndeshën me policinë që nuk e lejoi këtë formë proteste ndërsa në mbrojtje të fermerëve kanë dalë deputetët e opozitës.Tiranë- Kanë përshkruar 170 km rrugë nga Korça në Tiranë jo për të shitur mallin e tyre por për tu treguar krizen e tregut në juglindje të vendit qeveritarëve në hyrje te kuvendit të Shqipërisë. Tregtarët tentuan të zbresin dhjetra arka me mollë por u ndaluan nga policia.Rreth orës 10:00 të paradites së 15 tetorit, ata bllokuan, për disa minuta, hyrjen e Kuvendit me një makinë ku kishte disa arka me mollë, por me ndërhyrjen e policisë makina u largua.Deputetët e opozitës sapo mbërritën në hyrje të parlamentit iu bashkuan shqetësimit të fermerëve të Korçës dhe Devollit të cilët kërkojnë zgjidhje për shitjen e produkteve të tyre.Fermerët i kërkojne qeverisë që ti gjejë treg për shitjen e prodhimeve pasi po i tregetojne nën kosto ndërsa shpeshhere edhe kalben."Ne po na kalben mollët. Duam të na dëgjohet zëri. Qeveria të dalë para nesh. Duam subvencione" thonë protestuesit.Mes protestuesve është dhe kryetari i Bashkisë së Bilishtit, Bledion Nallbati, i zgjedhur nga PD në zgjedhjet e 21 qershorit.
PD i mbështetDeputeti i PD-së, Ridvan Bode: "Jemi në mbështetje të fermerëve. Çmimet janë nën kosto. Importi i patateve dhe mollëve vazhdon dhe qeveria s’po merr masa Nuk ka asnjë mundësi ku ti shesin. Është një protest kundër politikave të papërgjegjshme që ka braktisur fermerët dhe po krijon problem të mëdha. Molla e Devollit është një ndër më të mirat, ndërkohë që tregu është plot me mollë nga Maqedonia”Drejtoria bujqësore e Korçës e quan të pavërtetëI menjëhershëm ishte reagimi i drejtorisë bujqësore të Korçës e cila i cilësoi të pavërteta ankesat e fermerëve.Vullnet Gjolla, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë për rajonin e Korçës, nëpërmjet një deklarate për mediat ka theksuar se vete fakti që prodhimet e ndryshme bujqësore janë ende në fazën e vjeljes dhe sapo ka filluar shitja e tyre, nuk mund të pretendohet për mungesë tregu. Sipas tij, vetëm një pjesë e vogël prodhimesh bujqësore më të hershme janë hedhur plotësisht në treg, ndërsa molla, patatja, qepa e prodhime te tjera ende janë në procesin e vleljes apo në fillim të shitjes se tyre.Protesta e dhjetëra fermerëve të Korçës zgjati rreth një orë.