Ariu hyn në qendër tregtare, vritet nga policia
Një ari i egër është vrarë pasi u pa teksa po endej nëpër një qendër tregtare në RusiKafsha është filmuar teksa përplaste dritaret dhe lëvizte nëpër qendër tregtare përpara se të vritet nga policia në qytetin Khabarovsk, në afërsi të kufirit kinezPas një farë kohe ai përpiqet të dalë përjashta duke shtyrë derën dhe duke vrapuar nëpër rrugë.Ai u qëllua nga policia në një shesh lojrash pranë qendrës tregtare.“Isha i ulur në vendin e punës kur dëgjova që po thyheshin xhamat e dyerve të qendrës tregtare. Kur pashë ariun u frikësova” thotë një punonjës i qendrës tregtare.Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Mestropo TV tregojnë se policë të kamufluar ndjekin ariun dhe e qëllojnë për vdekje.Agjencia e investigimit nisi hetimet për të verifikuar legjitimitetin e aksionit të policisë. Sipas raportimeve ariu ishte 1- 3 vjeç./Oranews.tv/