Arrestohen babë e bir, në banesë iu gjetën 17 kg kanabis dhe një automatik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2015, 09:45
Babë e bir janë arrestuar në Mirditë pasi në banesën e tyre u janë sekuestruar 17 kg kanabis sativa dhe një armë zjarri automatik me 3 krëhër fishekë.Arrestimi i Mark dhe Albert Kodheli u bë në kuadër të operacionit antidrogë.Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike dhe 1 armë zjarri automatik me 3 krehëra fishekëNë cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 17 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, gati për tu tharë dhe 1 armë zjarri automatik model 56 me 3 krëhera fishekë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armevë luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.
