Edhe Kroacia si Shqipëria, me aplikacion të ri në raportimin e krimit
Në Kroaci, policia vjen me një aplikacion të ri nëpër smartphone "e-police" ku në raste dhune apo shkelje ligji qytetarët denoncojnë direkt autoritetet, duke bërë që policia t’i lokalizojë menjëherë ata.Qytetarët fotografojnë ngjarje dhe i dërgojnë në portalin qëndror të policisë së Ministrisë së Brendshme.Sipas koordinatave, sistemi automatikisht zbulon vendin nga ku është dërguar fotografia dhe dërgon një raport në departamentin e policisë.Qëndrat e komunikimit ia dërgojnë raportin policisë e cila dërgon urgjentisht një ekip në vendngjarje.Ndërhyrje më e shpejtë Ky është një aplikacion që mund të shkarkohet falasa nga uebsajtet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Kur bën një foto dhe e dërgon atë, është e nveojshme të përfshihet vendnodhja, dhe foto mund të shoqërohet edhe me përshkrim.Policia beson se me aplikacionin e rim und të përmirësohet siguria e qytetarëve, por gjithashtu të përshpejtohet ndëryrja e policisë.Drejtori i Policisë, Krunoslav Borovec tha se njerëzit mund të ndihmojnë me foto edhe duke qëndruar anonym, pa rrezikuar sigurinë e vetes.Aplikacioni dhe në ShqipëriPrej disa kohësh edhe në Shqipëri ekziston aplikacioni "Komisariati Dixhital", ku qytetarët mund të raportojnë për probleme sociale, korrupsion apo shkelje ligji.Ishte Ministria e Brëndshme ajo që e krijoi këtë aplikacion me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëveAplikacioni u krijua për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarit, duke ndihmuar policinë e shtetit në evidentimin e çështjeve dhe rasteve me të cilat ata përballen.