Mbi 200 kg drogë në 3 banesa, arrestohen punëtoret e kanabisit, ikin pronarët
Një sasi prej 207 kg lëndë narkotike është sekuestruar në tre banesa të fshatit Penkova të Vlorës.Në njërën prej banesave, lënda narkotike e vendosur në 6 thasë, gati për tu pastruar është gjetur e vendosur në një divan të shtëpisë, ndërsa në një banesë tjetër policia arrestoi punëtoret që përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike por jo pronarin e banesës. Gjithsej nga operacioni i koduar "Penkova", emri i fshatit ku ndodhi dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, u arrestuan 8 persona.Tre persona, mes tyre dy kryefamiljarët e banesave ku u gjet droga, u shpallën në kërkim, informoi paraditen e 14 tetorit, policia e Vlorës.Banesat ku u kap droga- Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në 3 prej banesave të këtij fshati dhe kanë konstatuar se:- Në banesën e shtetasit: Misto Jonuzi, janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë me 38 KG lëndë narkotike.- Në banesën e shtetasit: Aredin Jonuzi, janë gjetur dhe sekuestruar 46 KG lëndë narkotike.- Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit: Nasip Jonuzaj, janë gjetur dhe sekuestruar 123 KG lëndë narkotike, 2 armë zjarri Automatikë, 2 krëhëra, si dhe 17 fishekë model 56'.Gjenden dhe punëtoret e pastrimit- Gjithashtu, në banesën e këtij të fundit janë gjetur 4 shtetase (punëtore) : Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjellushe Alushaj dhe Sefire Filaj, te cilat përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.Nëse do të dilte në treg sasia e kanabisit kapte vlerën e 240 mijë euro.Te arrestuarit
- Mujo Gjinaj, 44 vjeç, banues në lagjen ”28 Nëntori” Vlorë.
- Misto Jonuzi, 34 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
- Neritan Jonuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
- Denald Nushi, 21 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
- Majlinda Filaj, 42 vjeç, banues në fshatin Picar.
- Valentina Izetaj, 51 vjeç, banues në fshatin Picar.
- Engjellushe Alushaj, 33 vjeç, banues në fshatin Picar.
- Sefire Filaj, 54 vjeç, banues në fshatin Picar.Tre persona janë shpallur në kërkim të implikuar në këtë veprimtari kriminale:Edmond Haxhiraj, 44 vjeç, banues në fshatin Penkovë.Nasip Jonuzaj, 65 vjeç, banues në fshatin Penkovë.Aredin Jonuzaj, 56 vjeç, banues në fshatin Penkovë.Nëse do të dilte në treg sasia e kanabisit kapte vlerën e 240 mijë euro
Lenda narkotike e sekuestruar ne operacionin " Penkova"[/caption][caption id="attachment_598091" align="alignnone" width="640"]
Lenda narkotike e sekuestruar ne operacionin " Penkova"[/caption][caption id="attachment_598092" align="alignnone" width="640"]
Lenda narkotike e sekuestruar ne operacionin " Penkova"[/caption][caption id="attachment_598093" align="alignnone" width="640"]
Lenda narkotike e sekuestruar ne operacionin " Penkova"[/caption][caption id="attachment_598094" align="alignnone" width="640"]
Lenda narkotike e sekuestruar ne operacionin " Penkova"[/caption][caption id="attachment_598095" align="alignnone" width="640"]
Lenda narkotike e sekuestruar ne operacionin " Penkova"[/caption][caption id="attachment_598088" align="alignnone" width="640"]
Armet e sekuestruara në kuadër të operacionit " Penkova"[/caption]Materialet i’u dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për vepren penale ”Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, dhe ”Mbajtje e Armeve dhe municioneve luftarake”./Oranews.tv/