Bushati mbledh strukturat e PS: Takimet do na forcojnë për betejën e ardhshme
Ditmir Bushati, i deleguari i selisë rozë për menaxhimin e degëve të Partisë Socialiste në qarqet e veriut, ka mbledhur strukturat e Kukësit.I pyetur nga media në lidhje me humbjen që pësoi e majta në këtë qark, Bushati tha se takimet me bazën e partisë do të çojnë në forcimin e forcës politike që ai përfaqëson për betejën e ardhshme.Gazetari: Për nostalgji apo për politikë?Bushati: Për të gjitha bashkë, edhe për qytetari.Gazetarja: Zoti. Bushati PS në Kukës ka humbur zgjedhjet, e majta në përgjithësi.Bushati: E majta në përgjithësi është fituese.Gazetarja: Opinioni publik thotë se PS po shkatërrohet, cili është opinioni juaj?Bushati: Unë sot jam këtu për një bashkëbisedim me PS.Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues vendorë si dhe anëtarë të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste në rang qarku.