Me 10 kg kanabis drejt Rinasit, arrestohen 4 të rinj
Policia e Tiranës ka sekuestruar gjatë një operacioni policor të zhvilluar në orët e mbrëmjes së sotme 10 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar katër shtetas si posedues të saj.Katër të rinjtë, Ergys Macuku, Alban Qira, Daniel Hida dhe Erjon Daka ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip “Opel” me targë AA 334 KT për në Rinas, në momentin që u kapën nga blutë.Nga kontrolli i ushtruar në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 10 kg kanabis.Të arrestuarit janë:1.Ergys Macuku, 31 vjec, banues ne Tirane.2 Alban Qira, 24 vjec, banues ne Borizane.3. Daniel Hida, 33 vjec, banues ne Tirane.4. Erjon Daka, 21 vjec, banues ne Tirane. Të rinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë në bazë të informacioneve që kishin marrë se këta shtetas merreshin me shitje të lëndëve narkotike.[caption id="attachment_597954" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Personat e arrestuar[/caption][caption id="attachment_597963" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga qe iu gjet personave te arrestuar[/caption][caption id="attachment_597964" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga qe iu gjet personave te arrestuar[/caption]