Kapen me 1 kg kanabis në automjet, dy 22-vjeçarë në pranga

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit, teksa në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjet 1 kg kanabis.Të arrestuarit janë 22 vjeçarët Mariglen Xhufka dhe Andrea Çapja, banues në fshatin Guras.Ata u ndaluan në aksin rrugor Dëshiran- Grekan dhe gjatë kontrollit të automjetit me targa COC 0384 që drejtohej nga shtetasi Andrea Çapja, u gjet dhe lënda narkotike.Sipas policisë, dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin e tregëtonin lëndën narkotike në doza të vogla.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.[caption id="attachment_597854" align="alignnone" width="640"]4 Mjeti ku u gjet lënda narkotike[/caption][caption id="attachment_597853" align="alignnone" width="640"]2 Makina dhe lenda narkotike[/caption][caption id="attachment_597852" align="alignnone" width="640"]3 Kanabisi i sekuestruar[/caption]