Tërhiqet lumi Gjanica, dëme të pallogaritshme për banesat e bizneset

Përmirësimi i motit ka sjellë tërheqjen ne shtrat të lumit Gjanicë në Fier, duke lënë pas baltë e mbeturina të shumtaBanorët dhe sipërmarrësit e prekur nga përmbytetjet, janë angazhuar vetë për pastrimin e dherave të mbetura nga vërshimi i lumit në banesa e biznese.Pronarët e bizneseve thonë se edhe pse  dëmet janë të pallogaritshme askush nuk është kujtuar për ta.Deputeti i PD Arben Ristani teksa ka parë nga afër situatën deklaroi se keshilltarët e së djathtës në këshillin bashkiak të fierit do të kembengulin që cdo i prekur nga përmbytjet të marr dëmshpërblimin që i takon.Arben Ristani, deputeti i PD: “Jo vetëm që s’kanë marrë masa për ta parandaluar por edhe qoftë për t’i ardhur në ndihmë duke i pastruar vendin”Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit shkaktuan dëme në 550 familje, si dhe në 150 biznese të medha e të vogla në qytetin e Fierit.