Ministrja Nikolla: Të jetësojmë ligjin e arsimit të lartë

170 mijë studentë në të gjithë vendin u ulën në auditoret universitare për vitin e ri akademik 2015-2016.  Për studentët e vitit të parë kjo ditë është  emocionuese por edhe konfuze.Pavarësisht se qeveria miratoi 18,986 kuota të reja për 289 programe studimi, kur në të vërtetët kërkesa ishin disa herë më të larta, universitet në vend serish vuajnë mungesën e kapaciteteve. Zgjidhja sipas rektorit Dhori Kule do të jetë ndërtimi i Kampusit Universitar.Dhori Kule: Ju që keni filluar sivjet Universitetin e Tiranës, të paktën në vitin e tretë të gëzoni shërbimin e një kampusi të ri.Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla uroi studentët ndërsa u kërkoi akademikëve të jetësojnë ligjin e arismit të lartë.Lindita Nikolla: Qoftëe çdo ditë e tyre një ditë e arrirë, e bashkëpunimit, e komunikimit dhe e dijes. Ftesa jonë që ligji i ri për arsimin e lartë mos t’ju vendoste ju në qendër të universitetit, jo vetëm nëpërmjet zgjerimit të autonomisë së universiteteve të arsimit të lartë, por duke vendosur gishtin për zgjidhjen e disa problemeve të deritanishme. Ishte kjo arsyeja që në komunikimin e vazhdueshëm me ju dhe stafin e profesorëve ne ideuam reformën në arsimin e lartë. Sot kemi një ligj të ri të arsimit të lartë. Nuk do jetë mirë nëse ai ligj që është në letër të mosjetësohet. Ftesa jonë është jo vetëm të mbështesim kampusin, por studentët e ekselencës dhe cdo student tjetër.Kampusi universitar i premtuar prej tre vitesh, pritet të ndërtohet në hapësirën përballë Universitetet Ekonomik dhe do të ketë kapacitete akomoduese për 12.000 studentë.  Investimi për të, sipas projektit do të jetë 23 milionë euro.lindita nikolla /Oranews.tv/