Cana e De Biasi: "Kjo fitore, punë e një ekipi të tërë. Ëndërr e bërë realitet"

Pas fitores mbresëlënëse të kombëtares shqiptare 3-0 në Yerevan pëballë Armenisë dhe kualifikimit në Euro 2016, trajneri i kuqezinjve, Gianni de Biassi në një intervistë për SuperSport ka thënë se ndjehet shumë i lumtur me lojtarët e tij.De Biasi: "Kjo fitore është puna e një ekipi të tërë. Ka qenë ndeshje e vështirë e me tension, por u thashë lojtarëve që duhet ta përballojmë".Edhe kapiteni Cana po ashtu e ka cilësuar një fitore të madhe për të gjithë Shqipërinë“Ëndërr e bërë realitet sepse kemi filluar një punë të mirë. Kam 13 vjet që jam në kombëtaren shqiptare dhe kemi pasur një dëshirë të madhe për të përfaqësuar këtë komb nw njw kompeticion botwror ose europian” tha Lorik Cana për SuperSport.Kjo është hera e parë që Shqipëria kualifikohet në një kompeticion të një rëndësie të tillë.