Cikalleshi për Ora News: Sot dhamë maksimumin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2015, 22:45
Sulmuesi i kombëtares shpreh emocionet e tij për kualifikimin e kombëtares. Nga Armenia Sokol Cikalleshi për Ora News rrefeu momentet e përjetimit të kualifikimit. Cikalleshi tha se sot u dha maksimumi.Sokol Cikalleshi: Urime të gjithëve sepse këtë e kemi arritur të gjithë me mbështetjen e shqiptarëve kudo që ndodhen dhe duhet të jemi krenarë pa fund. Ka qenë një përjetim emocional sepse ishim përpara një ditë historike dhe duhet të merrnim një rezultat pozitiv. Djemtë sot kanë dhënë maksimimun dhe u kualifikuam Sot nuk jam pisham për asgjë sespe u arrit të shënohej 3 herë dhe goli im mbase nuk ishte i nevojshëm. Jam krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje.