Historike! Ëndrra bëhet realitet, Shqipëria kualifikohet në “Francë 2016”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2015, 19:55
11 tetor 2015, data që hyri në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë, duke bërë ëndrrën realitet. Pas fitores 3-0 me Armeninë, për herë të parë kuqezinjtë janë kualifikuar në një kompeticion të rëndësishëm, sic është ai Europian, në mesin e skuadrave elitare të futbollitShqipëria do të jetë pjesë e Europianit 2016 që do të zhvillohet në Francë.Djemtë e De Biasit e kanë nisur shumë mirë lojën, për të arritur në minutën e 9' ku me një autogol të shënuar nga mbrojtësi armen Kamo Hovhannisyan kaluan në avantazh.Fillimisht ka goditur Basha, por topi u prit nga portieri, që nuk arrin ta kontrolloje topin duke e prekur Kamo Hovhannisyan, i cili e devijoi gabimisht duke e dërguar në portën e tij.Në minutën e 23’ do të vinte goli i dytë për Shqipërinë, i cili do të shënohej nga Berat Gjimshiti. Memushaj pason një top të saktë në zonë për Gjimshitin, i cili më pas e ka dërguar në rrjetë për herë të dytë në pak minuta.Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.Edhe pjesa e dytë nis me raste për Shqipërinë. Në minutën e 76’ Armando Sadiku ka shkundur për herën e tretë rrjetën e portës armene.Me këtë rezultat Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë pas Portugalisë.

De Biassi luajti me formacionin 4-3-3.Shqipëria: Etrit Berisha (Porte), Elseid Hysaj, Lorik Cana, Berat Xhimshiti, Naser Aliji (Mbrojtje), Migjen Basha, Taulant Xhaka, Ledian Memushaj (Mesfushe), Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Shkelzen Gashi (Sulm)Armenia: Gevorg Kasparov (Porte), Gael Andonian, Varazdat Haroyan, Robert Arzumanyan, Karlen Mkrchyan, marcos Pizzelli, Gevorg Ghazaryan, Kamo Hovhannisyan, Yura Movsisyan, Artur Yusbashyan, Henrikh Mkhitarian.Për Shqipërinë me vetëm 1 pikë larg nga Danimarka e vendit të dytë, fitorja është e vetmja mundësi për të shkuar në Francë. [caption id="attachment_596337" align="alignnone" width="640"]
Ne foto, momenti i golit të pare[/caption]
Lexoni me shume Ia dolën të realizojnë ëndrrën, Festa e kombëtares pas fitores me ArmeninëCana: Në Francë me kokën lart, Serbia do të na shikojë nga shtëpia duke pirë ca birraArmand Duka rrëfen emocionet për Ora News: Kisha frikë për fitoren, por ia dolëm Cikalleshi për Ora News: Sot dhamë maksimuminJemi në “Euro 2016”, festa në Shqipëri e kudo në botë ku ka shqiptarëDe Biasi: Kush nuk besoi tek ne, tani duhet. Serbinë e lamë në shtëpi Shqipëri- Armeni, 93 minutat që realizuan ëndrrën e “Euro 2016”

Goli i shenuar nga Shqiperia perballe ArmeniseShqiperi Armeni 1-0 / Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/vendi/armeni-shqiperi-ja-formacioni-zyrtar-i-dy-skuadrave/Posted by Ora News on Sunday, October 11, 2015
GOOOL !!! Dyfishon rezultatin Berat Gjimshiti / Per me shume lexoni ne http://www.oranews.tv/vendi/armeni-shqiperi-ja-formacioni-zyrtar-i-dy-skuadrave/Posted by Ora News on Sunday, October 11, 2015
GOOOL, Shënon Sadiku, Armeni 0-3 ShqipëriGOOOL, Shënon Sadiku, Armeni 0-3 Shqipëri / Lexoni ne http://www.oranews.tv/vendi/armeni-shqiperi-ja-formacioni-zyrtar-i-dy-skuadrave/Posted by Ora News on Sunday, October 11, 2015
Ne foto, momenti i golit të pare[/caption]
Lexoni me shume Ia dolën të realizojnë ëndrrën, Festa e kombëtares pas fitores me ArmeninëCana: Në Francë me kokën lart, Serbia do të na shikojë nga shtëpia duke pirë ca birraArmand Duka rrëfen emocionet për Ora News: Kisha frikë për fitoren, por ia dolëm Cikalleshi për Ora News: Sot dhamë maksimuminJemi në “Euro 2016”, festa në Shqipëri e kudo në botë ku ka shqiptarëDe Biasi: Kush nuk besoi tek ne, tani duhet. Serbinë e lamë në shtëpi Shqipëri- Armeni, 93 minutat që realizuan ëndrrën e “Euro 2016”