Jehonë në mediat ndërkombëtare: "Shqipëria jeton një ëndërr"
Kualifikimi i kombëtares shqiptare në Europianin 2016 që do të zhvillohet në Francë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.BBC shkruan: Shqipëria u kualifikua në një turne kryesor për herë të parë në historinë e tyre pasi fitorja ne Armeni siguroi vendin e tyre në Euro 2016.Futboll Italia shkruan De Biasi: "Shqipëria jeton një ëndërr"Gjigandi televiziv, "Sky Sport" është lidhur direkt me Gianni de Biasin dhe Igli Taren, gjatë emisionit që zhvillohet për të diskutuar pas ndeshjeve. Ndërkohë, e përditshmja "La Gazzeta Dello Sport" shkruan në portalin e saj zyrtar: Shqipëria shkruan historinë, hera e parë në një Europian.Ndërkohë, portali i britanik "Daily Mail", përfshin Shqipërinë në titull të parë, duke nënvizuar faktin që kjo është hera e parë që kombëtarja jonë kualifikohet në një kompeticion madhor. Edhe "The Guardian" i ka dedikuar 11-shes së De Biasit një artikull të plotë, ku ka cituar deklaratat e aktorëve kryesore të kuqezinjve pas ndeshjes.Normalisht që nuk mund të mungonte edhe urimi nga UEFA. Fillimisht organi më i lartë i futbollit në Europë na uroi në Twitter, ku shkruante: Shihemi në Francë Shqipëri! Përgëzime! Më pas, lajmi u lançua edhe në site-n zyrtar të UEFA: Shqiponjat e zeza kualifikohen për herë të parë në një kompeticion madhor, pas një fitoreje dominuese në Yerevan që u siguron vendin e dytë në Grupin I.

