Shqipëria në Euro 2016, Edhe Lugina e Preshevës feston, Xhimshitin e falënderon!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2015, 22:01
Fitorja e Kombëtares ndaj Armenisë, dhe kualifikimi për Evropianin 2016 ka nxjerrë në rrugë tifozët shqiptarë të Luginës së Preshevës.Me brohoritje “Jemi në Francë”, “Shqipëri, Shqipëri”, shumë tifozë në Bujanoc e Preshevë festuan mbrëmjen e sotme fitoren e ShqipërisëFitoren e kanë festuar edhe në sheshe dhe me vetura e flamuj kuq e zi në rrugët e qytetit.Këtë fitore të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës e ka bërë edhe më të veçantë goli i Berat Xhimshitit nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, informon portali online titulli.com