Festimet, Haki Çako: Nuk është raportuar asnjë incident

Fitorja dhe kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit është e rëndësishme, por po aq me rëndësi janë edhe masat për festime pa incidente.Drejtori i Policisë së Shteti, Haki Çako, i cili ndodhej në terren për të parë situatën ka deklaruar për Ora News se gjithcka po shkon mirë dhe nuk është raportuar asnjë incident.“Gjithcka po shkon mirë, deri tani nuk është raportuar asnjë incident. Policia ka marrë masa shtesë derisa të zgjasin festimet. Qindra efektivë janë në terren për mbarëvajtje dhe siguri të rendit”, u shpreh Çako.Drejtori Çako uroi kombëtaren për fitoren me Armenin dhë kualfikimin në Europian.