Situata e përmbytjeve në qarqet e vendit

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problem në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Sipas të dhënave të policisë së shtetit mësohet se u bllokua rrugë në Ibe, e cila u zhbllokua disa orë më vonë.Ndërkohë situata në të gjitha qarqet paraqitet si më poshtë:Në qarkun e Shkodrës situata është rënduar, por kalimi është i mundur në të gjitha rrugët.Në Kukës situata është normale dhe pa problem në qarkullimin e automjeteve. Edhe në Dibër situata është e mirë. Ka pasur rrëshqitjhe dherash në aksin Bulqizë-Peshkopi dhe Shkopet, por situata është përmirësuar.Lezha, Fieri dhe Berati nuk janë në gjendje emergjence dhe pse reshjet e shiut vijojnë me intesitet të lartë.Në Vlorë, në hyrje të autostradës ka pasur probleme si rezultat i vërishimit të ujrave të kanalit që vjen nga pusi i Mezinit. Është vënë re edhe prania e inerteve, por është punuar dhe aktualisht ky segement rrugor është i hapur. Në brendësi të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në afërsi të Skelës janë të përmbytura nga reshjet e shumta që kanë rënë. Pas vënien në punë me kapacitet të plotë të hidrovoreve niveli i ujit ka rënë.Në Gjirokastër konstatohen probleme. vështirësi ka në qarkun e Korçës. Në hyrje të Ersekës ka pasur prani të inerteve në rrugë.Në aksin rrugor Qafë-Thanë-Pogradec në hyrje të qytetit të Pogradecit ka pasur prani të inerteve. Kalimi bëhët vetëm me një korsi, ndërsa sipas policisë situata në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit është normale.