Kundër informalitetit, Buxhuku: Biznesi i vogël po e ndjen më shumë

Aksioni kundër informalitet është përqëndruar kryesisht tek biznesi i vogël. Përfaqësuesi i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaron se kontrollet e tatimorëve tek biznesi i vogël janë më të vogla pasi niveli i informalizimit të tyre është më i vogël.Gjergj Buxhuku: Ka një ballafaqim më të drejtpërdrejtë të institucioneve fiskale me biznesin e vogël. Kjo vjen sepse edhe puna me ta është më e lehtë. Plus që një pjesë e madhe e bizneseve të vogla nuk e kanë njohur rregullin deri tani dhe gjenden përballë gjendje të re dhe natyrisht ka edhe reagim.Në një kohë që po përmbyllen diskutimet për pakten e vitit të ardhshëm, administrator i Konfindustrisë i kërkon qeverisë të ulë taksat pasi kjo do të ndihmonte në luftën kundër informalitetit.Gjergj Buxhuku: Do të ishte e arsyeshme, aq më shumë në këtë kohë krizë globale, që praktikisht e ka kapur prej vitesh ekonominë shqiptare, do të ishte shumë e arsyeshme që të shikohet një politikë lehtësuese e taksave dhe tatimeve, qoftë në masë absolute, qoftë për të dhënë një frymëmarrje të re për investime të cilat janë të domosdoshme për ekonominë shqiptare.Që prej nismës së aksionit më 1 shtator 2015, shumë përfaqësues të biznesit vendas dhe të huaj kanë ngritur si shqetësim kontrollet e shpeshta të tatimorëve dhe vendosjen e gjobave abuzive çka po i rëndojnë më shumë biznesit të vogël./Oranews.tv/