Prishet një pjesë e argjinaturës së përroit të Zaranikës, banorët të frikësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2015, 18:35
Argjinatura e përroit të Zaranikës në Elbasan është dëmtuar për shkak të prurjeve të shumta të ujit.Dëmtimi ka ndodhur në lagjen Haxhias të Elbasanit në periferi të qytetit. Jo shumë larg përroit janë ndërtuar pallate dhe banorët ndihen të rrezikuarForcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të mbajtur situatën nën kontroll.
