Mustafa, Jahjaga dhe Thaçi urojnë kualifikimin e Kombëtares shqiptare
Edhe politika e Kosovës ka përshëndetur kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në Europianin që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016.Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar në FB: "Urime kombëtares së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve anë e kënd! Ishte ky një moment i shumëpritur dhe tani një kualifikim meritor për në Franca 2016. Për këtë u punua shumë, dhe një kontribut të spikatur e dhanë edhe futbollistët kosovarë, me lojën e të cilëve ndjehemi krenar të gjithë shqiptarët. Dekadat e ardhshme në sport do të jenë padiskutueshëm në favorin tonë, sepse tani edhe Kosova po depërton fuqishëm në skenën sportive ndërkombëtare dhe ne zotohemi se përkrahja institucionale nuk do t’u mungojë asnjëherë për sukseset e tyre të mëtejme'"Urime të gjithëve që p atën guximin të ëndërrojnë. Urime Shqipëri", shkruan Presidentja Jahjaga.Ndërsa zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtem Thaçi pas fitres së Shqipërisë ka telefonuar kryeministrin Rama, duke e uruar për këtë ngjarje të madhe.

