Pas ndeshjes, sherr mes serbëve dhe shqiptarëve në Zyrih të Zvicrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2015, 09:48
Nuk ka kaluar pa incident në Zyrih të Zvicrës ndeshja Shqipëri-Serbi. Një grup shqiptarësh dhe serbësh janë përplasur mbrëmjen e së enjtes, pas humbjes së ndeshjes 2-0 që u zhvillua në “Elbasan Arena” në Elbasan.E përditshmja zvicerane “Blick” publikoi në portalin e saj një video amatore të sherrit. Mësohet se sherri ka nisur pas provokimeve mes dy grupeve ndërsa ka pasur të shtëna, thotë një 18 vjeçar për të përditshmen.Policia ka ndërhyrë.Një zëdhënës policie në Zyrih, Marco Cortesi konfirmoi se nga të shtënat është lënduar një polic.Sipas policisë provokimet mes dy grupeve kanë nisur gjatë lojës. Persona të maskuar kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të policisë thotë Cortesi.
Oranews.tv/