Arrestohet autori i vendosjes së bombës artizanale tek tregu i fruta-perimeve

Indentifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar për vendosjen e mjetit të   dyshuar  si   “Bombë  me Telekomandë” në Elbasan.I arrestuari  është 53-vjeçari, Rexhep Bica, banues në Elbasan.Nga ana e bluve nuk sqarohet motivi i vendosjes së bombës artizanale, ndërsa theksohet  se vijon puna për  dokumentimin e  plotë  të  kësaj   vepre   penale.Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale "Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje  e  armëve  luftarake  dhe  e  municionit"    dhe  "Kanosja".NgjarjaNjë bombul gazi e lidhur me fije të mbështjella me natriban alarmoi tregtarët e fruta perimeve në Elbasan të cilët kanë njoftuar policinë, mesditën e sotme.Menjëherë efektivët kanë rrethuar zonën dhe kanë krijuar kordonin e sigurisë, ndërkohë  u bë evakuimi i tregtarëve të markatës.Është dashur ardhja e ekspertëve të xhenios nga Tirana, për të caktivizuar bombulën e modifikuar.Zona ku u gjet bombula e gazit është mjaft e populluar, pasi përreth ndodhet një shkollë, tregu dhe pallate banimi.Njoftimi i plotë i policisëPolicia  e  Elbasanit  Arreston  në    flagrancë  autorin   e   dyshuar   për  vendosjen  e   mjetit të   dyshuar  si   "Bombë  me  Telekomanë"Njoftohemi  se  më datë   09.10.2015 ,  rreth ores 10:00,   në  vëndin    e  quajtur "Tregu i   Fruta - Perimeve"  ,   ishte   gjetur   një   lënde  eksplozive  e   lidhur me disa   fije elektrike.Menjëherë,  efektivat   e  policisë,  shkuan  në  vëndin  e ngjarjes dhe në bashkëpunim me forcat xheniere te repartit special RENEA,  bënë  të  mundur,  konstatimin  e   një  bombule  gazi , e modifikuar dhe disa fijeve elektrike së bashku me disa mekanizma të  tjerë,   të  ngjashme me ato që aktivizojnë  lendë  eksplozive.Ky,  mjet i  dyshuar si "bombë e telekomanduar" u përpunua dhe u sekuestrua për veprime të  mëtejshme  nga   forcat   e   repartit  xhenier  Renea.Si  rezultat  i  veprimeve  të  shpejta    hetimore,  operative e proceduriale  të  kryera  nga   policia e  Elbasanit,     ka   rezultuar se autor   i    vendosjes së     lëndës  të  dyshuar  si   shpërthyese  eshte shtetasi:"Rexhep  Bica ,    vjeç  53,  banues  në Elbasan,  i  cili    u  arrestua  menjëherë  nga  efektivat  e  policisë.Vazhdon  puna   për   dokumentimin e  plotë  të  kësaj   vepre   penale.Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale "Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje  e  armëve  luftarake  dhe  e  municionit"    dhe  "Kanosja" parashikuar  nga nenet   278/2   dhe  84  të  Kodit Penal.[caption id="attachment_595220" align="alignnone" width="640"]elbasan Në foto: Ekspertët e xhenios duke çaktivizuar bombulën e modifikuar[/caption][caption id="attachment_595221" align="alignnone" width="640"]elbasan bombula Në foto: Ekspertët e xhenios duke çaktivizuar bombulën e modifikuar[/caption]elbasan bombula _[caption id="attachment_595166" align="alignnone" width="640"]bombula Ne foto: Momenti kur tregtaret po largohen nga tregu ne Elbasan[/caption][caption id="attachment_595165" align="alignnone" width="640"]bombula elbasan_ Ne foto: Pamje nga tregu ne Elbasan[/caption]forcat gjeniere ne elbasan tregu elbasan  /Oranews.tv/