Pas ndeshjes, tifozët e zhgënjyer thyejnë tavolina e karrige në Fier
Humbja me Serbinë ka shkaktuar zemërim të fortë tek sportdashësit në qytetin e Fierit.Dhjetëra tavolina e karrike janë thyer pas mbylljes së lojës, në pedonalen e qytetit myzeqar, ku tifozët të shumtë në numër ishin grumbulluar për të mbështetur kombëtaren me bindjen tek fitorja.Të zhgënjyer nga rezultati, dhe nën efektin e alkolit, tifozët fierakë fillimisht kanë debatuar me njëri tjetrin, më pas sherri degjeneroi në përleshje fizike dhe tavolina e xhama të shkatërruar.Për të shtuar atmosferën për ndeshjen Shqipëri -Serbi Bashkia e Fierit kishte vendosur në pedonalen e qytetit një ekran gjigand që të gjithë qytetarët të kishin mundësi të ndiqnin takimin. [caption id="attachment_595149" align="alignnone" width="640"]
Pedonalja ne Fier pas mbarimit te ndeshjes Shqiperi-Serbi[/caption][caption id="attachment_595150" align="alignnone" width="480"]
Pedonalja ne Fier pas mbarimit te ndeshjes Shqiperi-Serbi[/caption][caption id="attachment_595151" align="alignnone" width="640"]
Festa ne pedonale kur filloi ndeshja[/caption] /Oranews.tv/