Ban Ki Moon: Kriza në gadishullin Korean "e pakontrollueshme"
Sekretari i Përgjithshëm i Organizates së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka paralajmëruar se kriza në gadishullin Korean mund të bëhet "e pakontrollueshme", ndaj bëri edhe një herë thirrje Koresë së Veriut që të zbusë "retorikën provokative" të saj dhe të vazhdoj të mbaj hapur kompleksin industrial të përbashkët Korean.Koreja e Veriut ka ndaluar prodhimin në parkun industrial, që drejton së bashku me Korenë e Jugut. Menaxherët jugkoreanë kanë thënë se punonjësit e Veriut nuk kanë ardhur në punë të Martën. Ndërsa Phenjani më parë ka paralajmëruar se do të pezullojë operacionet në kompleks dhe do të tërheqë më shumë se 53,000 punëtorë.Duke folur para gazetarëve në Romë, Ban tha se "Në qoftë se ndodhë ndonjë incident i vogël nga llogaritje të gabuara apo gjykim i gabuar, ajo mund të krijojë një situatë të pakontrollueshme''. Gjithashtu ai bëri thirrje Kompleksit industrial Kaesong te qëndroj hapur, duke e quajtur atë "një nga projektet më të suksesshme të bashkëpunimit mes Jugut dhe Veriut"." Nuk duhet të ndikohen nga konsideratat politike. Ky është një vend thjesht ekonomik," tha shefi i OKB-së.Kompanitë e Koresë së Jugut në zonën industriale kontribuojnë rreth 90 milionë dollarë çdo vit në ekonominë e Koresë së Veriut. Javën e kaluar, Koreja e Veriut bllokoi hyrjen e punëtorëve koreanojugorë në zonë.Ditën e Martë, Koreja e Veriut paralajmëroi të huajt në Korenë e Jugut për të marrë masat për evakuim në rast lufte. Pheniani ka bërë një ser kërcënimesh luftarake kundër Korenë së Jugut, Japonisë dhe bazave të SHBA në rajon.