Britania e Madhe në zi për ish kryeministren Margaret Thatcer
Thatcer nuk do të ketë një funeral shtetëror por asaj do ti akordohet statusi i njëjtë me princeshën Dianna. Ceremoniali me nderimet ushtarake do të mbahet në Katedralen e Shën Palit në Londër.
Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në ambasadat britanike në mbarë botën. Nga Londra kryeministri David Cameron nderoi kujtimin e ish zonjës së parë. Dhembje të thellë shprehu mbretëresha Elisabetë në një komunikatë të publikuar nga pallati Buckingham.
"Bota ka humbur një nga kampionët e mëdhenj të lirisë dhe Amerika ka humbur një mik të vërtetë." Këto janë fjalët me të cilat presidenti amerikan Barack Obama komentoi lajmin e vdekjes së Zonjës së Hekurt.
Komentet dhe reagimet për vdekjen e ish kryeministres legjendare të Britanisë së Madhe Margaret Thatcher erdhën nga udhëheqësit e mëdhenj ndërkombëtare dhe figura politike të së kaluarës dhe të tashmes.
Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, e ka përshkruar Thatcherin si “politikane të shkëlqyeshme dhe individ të ndritur”.“Ajo do të mbetet në kujtesën dhe historinë tonë”, ka thënë Gorbachev.Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, e ka quajtur Thatcherin po ashtu një “udhëheqëse të shkëlqyer”.Ish-Kryeministrja britanike Margaret Thatcher ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare për shkak të një hemoragjie cerebrale.Gruaja e parë Kryeministre në Britani, kishte probleme me shëndetin e saj prej të paktën 10 vjetësh.Zëdhënësi i saj, Lord Bell dha lajmin se zonja Thatcher ndërroi jetë për shkak të shëndetit të rënduar. "Me dhimbje të thellë fëmijët e saj Mark dhe Carol Thatcher njoftojnë se nëna e tyre baronesha Thatcher vdiq paqësisht mëngjesin e të hënës", thotë Bell, duke njoftuar se një deklaratë e plotë do të publikohet më vonë.Kohët e fundit ish-Kryeministrja pati një humbje të përkohshme të kujtesës dhe goditje të herëpashershme nga hemoragjite ne tru.Thatcher kaloi 11 vjet në Downing Street, periudha më e gjatë që një kryeministër ka qëndruar në detyrë në shekullin e 20-të. Në vitin 1990, ndryshimet në lidershipin e asaj kohe,sollën edhe largimin e saj nga ky post, por dy vite më vonë ajo mori titullin Baronesha Thatcher e Kesteven.Bashkëshorti i saj Denis, ndërroi jetë në vitin 2003, ndërsa fëmijët Mark dhe Carol jetuan jashtë Britanisë. Vëmendja për jetën e saj dhe karrierën politike, rierdhi në mendjen e publikut, kur Hollywood realizoi një film për të, me të madhen Meryl Streep, që interpretoi rolin kryesor.