Netanyahu: T’i japim fund konfliktit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpreh gatishmërinë që të angazhohet shumë seriozisht për t’i dhënë fund konfliktit Izraelo-Palestinez.Zotimi i shefit të qeverisë në Tel Aviv, erdhi pas takimit të dytë brenda 24 orëve me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry, të cilit i tha se mirëpret çfarëdo nisme që ai apo edhe të tjerët mund të paraqesin për këtë proces.“Jam i vendosur që jo vetëm të rifilloj procesin paqësor me palestinezët, por që të bëjë përpjekje serioze për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij konflikti...Kjo është një përpjekje reale, dhe presim me padurim që të ecim para me këtë proces me ndihmën tuaj”, tha Netanyahu në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me shefin e diplomacisë amerikane.Në anën tjetër, edhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry pohoi se procesi paqësor është në rrugë të mirë për të rinisur.Kerry e cilësoi rrethin e parë të të bisedimeve me burrështetasit izraelit dhe palestinez si shumë produktivë, dhe se po ndjek një “strategji të qetë” për t’i dhënë fund konfliktin shumëvjeçar mes palëve, të cilat nuk kanë biseduar dhe takuar më që nga shtatori i vitit 2010.Ai po ashtu ka thënë se lëvizja në fushën si ekonomia, mund të jenë kritike për të ndryshuar perceptimin dhe realitetin në terren.“Dua ta bëjë absolutisht të qartë se çfarëdo hapi të marrim në aspektin ekonomik, kjo nuk e zëvendëson qasjen politike (të bisedimeve paqësore me autoritetet palestineze), por e forcon atë. Qasja politike është para se gjithash primarja. Gjërat e tjera mund të ndodhin për ta mbështetur këtë qasje”, tha Kerry,Ndërkohë, kryediplomati amerikan ka udhëtuar për të dytën herë në Palestinë e Izrael, në përpjekjen e tij për përparim në bisedimet e paqes.