Shqipëri- Serbi, De Biasi projekton formacionin titullar
Skuadra jonë përfaqësues po i afrohet gjithnjë e më shumë sfidës ndoshta më të rëndësisshme në historinë e futbollit shqiptar.Përballja kundër Serbisë mund ti garantoi për herë të parë kuqezinjve një vend në finalet e një kompeticioni të rëndësishëm europian, për këtë arsye trajneri Gianni de Biasi po e përgatit këtë sfidë deri në detaje.Sigurisht formacioni do të konfirmohet vetëm ditën e ndeshjes , por duket se tekniku nga Treviso nuk do të ndryshojë asgjë nga skema e përdorur pothuajse në të gjitha ndeshjet ekëtyre eliminatoreve, pra 4-1-4-1.Në kuadrat do të jetë si gjithnjë Etrit Berisha, mbrojtja do të formohet nga Hysaj, kapiteni Cana, Ajeti dhe Agolli.Burim Kukeli do të vendoset përpara katërshes defensive, ndërsa në mesfushë do të jenë me shumë gjasa Gashi nga e djathta, Abrashi dhe Xhaka në qëndër kurse Lenjani do të pozicionohet nga e majta.Në majën e sulmit do të jetë si gjithjë Sokol Cikalleshi. Gjithsesi ky nuk është i vetmi variant pasi De Biasi ka hartuar edhe një formacion alternative, ku Roshi mund të marrë vendin e Gashit , ndërsa Alban Meha atë të Lenjanit.Duket qartë mobilizimi i lojtarëve kuqezi për të dhënë maksimumin në këtë supersfidë, ku atmosfera në stadium pritet të jetë entuziazmuese, me një "Elbasan Arena"që do të jetë i veshur me ngjyrat kuqezi.Kujtojmë që një fitore e përaqësueses shqiptare e kombinuar me jë barazim mes Portugalisë dhe Danimarkës do ti hapte automatikisht dyer e Francës kombëtares sonë.