Hapja e negociatave, Bregu: Është e largët për shkak të përgjumjes së qeverisë
Për kryetaren për Këshill Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu, dita kur Shqipëria do të hapë negociatat me BE është e largët. Sipas Bregut shkak është përgjumja e qeverisë për të ecur më shpejt në këtë drejtim.Majlinda Bregu: Procesi ka nevojë për vrull, procesi ka nevojë për vëmendje dhe integrimi ka nevojë për të qenë axhenda ditore e punës së qeverisë. Të them të drejtën shoh që ka një përgjumje, e cila nuk na jep mundësinë jo vetëm për të artikuluar kërkesën për hapjen e negociatash sikurse qeveria ka qejf ta përsërisë cdo ditë. Kjo do të ishte e mrekullueshme sikur të kishte ndodhur dje, jo nesër. Por është krejtësisht e pamundur me problematikat që has sot administrata publike shqiptare dhe me vështirësi e mëdhaja që ka për të përballuar detyrimet në këtë fazë të procesit që jemi, mendo më pas me detyrimet e anëtarësimit.Deklaratat e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit u bënë gjatë një takimi të zhvilluar me 30 studentë të shkolluar në BE, pjesë e forumit të integrimit.Në fokus të takimit ishte përfshirja e të rinjve në aktivitetet e parashikuara për t’u zhvilluar nga Këshilli Kombëtar për Integrimin, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Këshillit, Taulant Balla./Oranews.tv/