Sekretari i NATO-s - Rusisë: Respekto kufijtë ajrorë të Aleancës

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS, Jens Stolenberg, ka paralajmëruar Rusinë pasi kjo e fundit nuk respektoi kufinjtë ajrorë të Turqisë. Deklarata e tij erdhi pas takimit në Bruksel me Ministrin e Jashtëm turk, Feridun Sinirlioglu. Stolenberg, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm, bëri me dije se për të marrë një vendim mbi situatën do të mblidhet një mbledhje e posaçme e krerëve të aleancës."E bëra të qartë se NATO do të mbështesë Turqinë në këtë situatë delikate. Do të zhvillojmë një mbledhje me Këshillin e Atlantikut të Veriut për të diskutuar mbi situatë. Më duhet të them se veprimet e Rusisë nuk po kontribojnë në vendosjen e stabilitetit në rajon. I bëj thirrje Kremlinit që të respektojë kufinjtë ajrorë të Aleancës për të evituar çdo përshkallëzim të tensionit. Për ne një akt i tillë është i papranueshëm."Sipas asaj që raportoi Ministria e Jashtëme turke, dy avionë turq f 16 kanë pikasur një avion luftarak rus duke shkelur hapësirën ajrore turke në afërsi të kufirit me sirinë. Ambasada ruse në Ankara e pranoi inicidetitn, kurse kremlini nuk e konfirmon, duke thënë se ambasadori i tyre në Turqi është thirrur nga ministria e jashtme për të sqaruar faktet e permendura nga pala vendase, të cilet ne duhet ti verifikojmë.