Turqia: Rusia shkeli hapësirën tonë ajrore. E akuzon dhe Perëndimi

Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore turke.Sipas këtij insititucioni, dy avionë turq F 16 kanë pikasur një avion rus duke shkelur hapësirën ajrore turke në afërsi të kufirit me Sirinë.Menjeherë pas ngjarjes, ministri i Jashtëm turk Feridun Sinirlioglu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov dhe ministra të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.Ambasada ruse në Ankara e pranoi inicidetin, kurse Kremlini nuk e konfirmon, duke thënë se ambasadori ynë në Turqi është thirrur nga ministria e Jashtme për të sqaruar faktet e permendura nga pala turke, të cilet ne duhet ti verifikojmë.E akuzon dhe perëndimiRusia nisi sulmet e saj ajrore në Siri, duke këmbëngulur se qëllimi i saj është të luftojë shtetin islamik dhe jo opozitën siriane siç e akuzon perendimi.Gjithsesi, sërish në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca , Gjermania, Katari , Arabia Saudite, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirje Federatës Ruse të ndalojë menjëherë sulmet e saj mbi opozitën siriane dhe popullsinë civile, dhe të përqëndrojë përpjekjet e saj në luftën ndaj shtetit islamik.Por nga ana e saj Rusia thotë se vetëm të dielën si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 160 xhihadistë.Ria Novosti njofton se 3 mijë militantë kanë ikur në Turqi dhe Jordania pas rrezikut të sulmeve ruse.Autoritet ruse thanë se gjatë ditës së sotme kanë kryer 25 fluturime dhe goditur 9 objektiva të shtetit islamik./Oranews.tv/