Banorët e Durrësit: Bashkia ka harruar "Rrugën e Arbërve”, prej 1999 asnjë investim

Rruga e "Arbërve", ndonëse ndodhet në një nga lagjet kryesore të qytetit, prej vitesh nuk njeh investime.Segmenti me një gjatësi rreth dy-kilometra është i vështirë për t'u përshkuar si me automjete ashtu edhe nga këmbësoret, ndërkohë që në të kalojnë dhe qindra nxënës të shkollës "Hajdar Dushi".Të zhgënjyer nga mungesa e investimit, banorët thonë se shpresat për rikonstruksion të rrugës i kanë të pakta.Kjo rrugë është bërë që në 1999 dhe prej atëherë nuk është bërë asnjë investim” thotë një banor“Një shi që të bie bëhet lum rruga” thotë një tjetër.E kontaktuar, Bashkia e Durrësit pohon se ka një projekt për rikonstruksionin e një pjesë të mirë të rrugëve të qytetit, që do të nisë gjatë vitit 2016./Oranews.tv/