Prifti grek jep dorëheqjen pas videos intime me drejtoreshën e shkollës fetare

Një prift ortodoks grek ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një video në të cilën ai shfaqet duke kryer marëdheie seksuale.George Passias, 67 vjeç, prift i komunitetit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shfaqet në video duke kryer marëdhënie seksuale me drejtoreshën e një shkolle fetare.Menjëherë pas publikimit të skandalit ka dhënë dorëheqjen edhe 45 vjeçarja nga institucioni që drejtonte.Passias shërben në një kishë në qytetin e Nju Jorkut, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.Sipas New York Post, Passias ka qenë kancelar i Kryedioqezës ortodokse greke të Amerikës dhe ishte në krye të të gjithë priftërinjtë ortodoksë grekë në SHBA.Video është dërguar në mënyrë anonime në redaksitë e mediave amerikane, por ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë akt. Gjithsesi, materiali që shkaktoi skandalin është marrë nga kompjuteri personal i priftit dhe është filmuar para disa kohësh. Vetë Passias deklaroi se do të zhduket për disa kohë sipas vullnetit të perëndisë.Zoti ka zgjedhur që unë të hesht dhe unë këtë do bëj, u shpreh ai.Skandali vjen pas deklaratës së fortë të priftit të Vatikanit, i cili bëri publik homoseksualitetin e tij, duke i bërë thirrje kishës së hapë sytë dhe të reflektojë.2D18621F00000578-3259947-image-a-1_1444001885470 screen_shot_2015-10-02_at_11-02-18_amaRev George Passias Kinky sex video/Oranews.tv/