Dëmtohet për herë të dytë pllakata e "Sulltan Sulejmanit" në hyrje të kalasë
Pllakati i Sulltan Sulejmanit, i cili është e vendosur në hyrje të kalasë së Lezhës është dëmtuar sërish nga persona ende të paidentifikuar.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa dëmtimet janë vënë re mëngjesin e së hënës nga punonjësit e kalasë.Ky pllakat është goditur me sende të forta në disa pjesë të tij me qëllim për ta thyer plotësisht, por agresorët nuk kanë mundur që t'ia arrijnë qëllimit për shkak të strukturës së fortë të betonit në të cilën është vendosur.Dëmtimi që i është bërë duket qartë, pasi në disa pjesë të tij janë hequr shkronjat, ndërsa në njërën anë ka pësuar edhe plasaritje.Dëmtimi për herë të dytë i pllakatit të Sulltan Sulejmanit është një ngjarje e paralajmëruar nga qytetarët e Lezhës të cilët kanë qenë kundra vendosjes së këtij pllakati në hyrje të kalasë.Pavarësisht këtyre reagimeve, Ministria e Kulturës vijon të heshtë, duke ju bërë sfidë qytetarëve dhe historianëve të këtij rajoni të cilët e kanë shprehur qëndrimin kundra.Dëmtimi për herë të dytë i këtij pllakati nga persona ende të paidentifikuar është një sinjal i qartë se ky pllakat nuk duhet të qëndrojë në atë vend.Nëse nuk do merren masa për largimin e tij nga ky vend, rrezikohet që ky pllakat të humbasë plotësisht.Pllakati i Sulltan Sulejmanit u vendos në hyrje të Kalase së Lezhës nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Shkodër me 22 shtator të këtij viti, pas një vendimi që kishte marrë Ministria e Kulturës.Vendosja e tij solli reagime të shumta në rrjetet sociale nga qytetarë të ndryshëm, të cilët e kanë kundërshtuar një veprim të tillë.Por ata nuk u mjaftuan me kaq, pasi në naten e Kurban Bajramit e njollosen këtë pllakat dhe muret hyrëse të kalasë me bojë të kuqe.Ndonëse policia ka nisur hetimet në lidhje me këto ngjarje ende nuk ka asnjë përson të ndaluar.
/Oranews.tv/