Punësimi i infermierëve në Gjermani, Skënderi: Jemi të paaftë

Përballë ofertës gjermane për punësimin e infermierëve vjen konstatimi i hidhur nga urdhëri i Infermierit që lidhet me formimin e   ulët profesional të tyre.Sabri Skënderi thote se profesionistët e shëndetit kanë mangësi të theksuara në arsimim dhe praktike.Sabri Skënderi: Sepse ata përveç testit të gjuhës që e kanë pikë të parë dhe duhet në nivelin B2, ata kërkojnë edhe eksperiencë profesionale. A janë infermieret tanë që ti përgjigjen kërkesave të kohës? Unë them se deri tani jo, prandaj duhet t'i futemi punës.Urdhëri i infermirëve rendit disa arsye përse profesionistë të shëndetit shfaqen në këtë cilësi profesionale.

  1. Praktika në kushtet mjerimi
  2. Infrastrukrua e laboratorëve e keqe
  3. Papunësia e madhe sepse kërksat e tregut janë 2 fish më pak se kuotat e diplomimit.
Vetëm nga provimi i formimit praktik që zhvillon urdhëri,  rezultojnë 15-20% infermier mbetës të cilët do t’i nënshtohen për herë të dytë vlerësimit.Sabri Skënderi: 15-20% të këtyre studentëve janë rrëzuar në testimin e praktikës. Të gjithë këta kandidatë ta kenë të qartë se nuk do të jetë e lehtë ky vlerësim i aftësive praktike.Testimi profesional për infermierët që sapo kanë mbaruar studimet do të kryhen nga data 12-15 tetor në të cilin do të pyeten mbi 1000 infermirë përpara se të hyjnë në provimin e shtetit.sabri skenderi/Oranews.tv/