PD, Paloka: Zgjedhje aty ku shihet e nevojshme për të ndryshuar drejtuesit

Struktuart në bazë të Partisë  Demokratike,  pritet t’i nënshtrohen një riorganizimi të plotë, ku nuk  përjashtohet dhe zgjedhja e kryetarëve lokalë. Ky proçes pritet të nisë pas përmbylljes së analizës dhe bëhet me dije se strukturat që do t’i nënshtrohen ristrukturimit total janë ato me rezultat të dobët në zgjedhjet  e 21 qershorit.  Nënkryetari Demokrat, Edi Paloka, në një intervistë për Ora News, tha se analiza do të jetë e plotë.Edi Paloka: “Kemi vendosur se aty ku do të shihet e nevojshme të ketë edhe ndryshim të strukturës drejtuese do të ketë ndryshime. Thelbi gjithë këtij procesi që ne do nisim synon riparimin e defekteve që ne kemi pasur zgjedhjet e fundit, ristrukturimin e partisë që të jemi sa më shpejt të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme”.Kritikave se draftanaliza e prezantuar nga sekretari I përgjithshëm  në Mbeldhjene  Kryesisë,  nuk ishte referuar  sa duhej problemeve branda partisë,  Paloka  iu dha këtë përgjigje.Edi Paloka: “Është një draft i cili synonte më tepër të bënte një krahasim të shifrave duke dhënë dhe fenomenet që sollën ato shifra, por një draft që do plotësohet dhe pikërisht për këtë do bëhen takimet e ardhshme dhe mbledhjet për strukturën e partisë për të plotësuar këtë raport dhe për të nxjerrë shkaqet dhe mënyrën se si mund t’i rregullojmë defektet në zgjedhjet e kaluara”.Demokratët do të analizojnë hollësisht në çdo vend votim rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, në funksion të riorganizmit dhe përgatitjes për zgjedhjet parlementare të 2017.palokaMbledhja e së shtunës - Në një mbledhje prej afro 2 orësh, kryesia e PD nën drejtimin e Lulzim Bashës, analizoi rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit.Me një raport të detajuar mbi zgjedhjet vendore të 2015, sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka bërë një krahasim me betejën e 2013, ku sipas burimeve nga mbledhja, është mbështetur fakti se PD ka pasur rezultat më të mirë se ai i 2 viteve më parë.Por për të dalë me rezutate më konkrete, kryesia vendosi të miratojë ngritjen e një grupi ad hoc për përgatitjen e riorganizmit të PD në terren./Oranews.tv/